Efektet e alkoolit në tru

Njihuni me efektet e alkoolit në tru.

Vështirësi në ecje, shikim të paqartë, vështirësi në të folur, dëmtim i kujtesës: Është e qartë se alkooli ndikon në tru. Përcaktimi saktësisht se si alkooli ndikon në tru mbetet një temë e nxehtë në hulumtimin e alkoolit.

1) Alkooli është një vazodilues, bën që enët e gjakut të relaksohen dhe zgjerohen, por kur marrja është e tepruar, bëhet vazokonstriktor, enët e gjakut ngushtohen dhe presioni i gjakut rritet, gjë që përkeqëson dhimbjen e kokës.

2) Studiuesit gjithashtu kanë dokumentuar gjerësisht efektet e alkoolit në fetus.

Një e treta e foshnjave të nënave alkoolike paraqitën disfunksione si p.sh çrregullimi i deficitit të vëmendjes dhe një IQ i ulur. Ka edhe anomali të rritjes.

3) Truri i adoleshentëve është më i prekshëm ndaj efekteve neurotoksike të alkoolit sesa truri i të rriturve. Alkooli rrezikon aktivitetin e zonave të trurit që janë përgjegjëse për kujtesën dhe mësimin.

Pirja e tepërt e alkoolit nuk vret qelizat e trurit, por ndërhyn në aftësinë e trurit për të mësuar dhe për të krijuar kujtime të reja.

4) Rënie progresive e madhësisë së trurit për shkak të tkurrjes së korteksit frontal. Kjo ulje lidhet me sasinë e alkoolit të konsumuar.

Tkurrja ndodh edhe në tru i vogël, e cila ndihmon në rregullimin e koordinimit dhe ekuilibrit. Hulumtimet tregojnë se gratë mund të jenë më të ndjeshme ndaj tkurrjes së tillë sesa burrat.

Këto gjetje janë konfirmuar falë teknikave të tilla si tomografia e kompjuterizuar dhe imazhet me rezonancë magnetike.

5) Ulje e qarkullimit të gjakut në zona të caktuara të trurit.


Shto si burim të preferuar